Rihanna, femra më e transmetuar në botë.






Rihanna, femra më e transmetuar në botë






Këngëtarja nga Barbados, Rihanna, është shpallur artistja femër më e transmetuar në gjithë botën.

Krijuesja e hitit “Diamonds” ka mposhtur konkurrencën e Katy Perry dhe Lana Del Rey, për të marrë kryesimin në sondazhin e Spotify.
Top pesëshen e kanë mbyllur Beyonce dhe këngëtarja tjetër Pink.
Rihanna vazhdon të jetë një prej yjeve më të pëlqyera, edhe pse ajo ka rreth një vit që e ka lansuar albumin.