`
Puthja e gabuar !
Pak vende mund të jenë më të sikletshëm për të ngatërruar një puthje se sa skena, ku të gjithë sytë e spektatorëve dhe kamerave janë drejtuar aty.
Por për fat të keq kjo i ndodhi Kate Beckinsale gjatë dorëzimit të një cmimi për aktorin britanik, Sir Ben Kingsley për fushatat e tij të bamirësisë në “United States Holocaust Memorial Museum, What You Do Matters”.
Dy aktorët u fotografuan në një moment të sikletshëm, ku duket që puthja është vendosur ‘në vendin e gabuar’. Megjithatë Kate dhe Sir Ben u korrigjuan shpejt dhe koordinuan puthjen e tyre miqësore.
Shikoni se Qka i pëlqen Ryva Kajtazit !
Këngëtarja e muzikës argëtuese, Ryva Kajtazi, ka deklaruar në një intervistë së fundmi se asaj i ka pëlqyer kënga e shumëpërfolur “Shqiptar” nën interpretim të Gold AG.
Këto pohime Ryva i bëri në një intervistë për Prive, ku e pyetur nga gazetarja Maki Bajrami se nëse i pëlqeu kënga “Shqiptar”, ajo u përgjigj se gjithsesi i pëlqeu.
Më tej prej përgjigjeve interesante të intervistës së ashtuquajtur “60 sekondëshe” nënvizojmë edhe faktin se Ryva nuk beson se dashuria e parë është dashura e jetës.
“Dashuria e parë nuk është dashuria e jetës. Unë mendoj se dashuria e vërtetë është dashuria e jetës”, theksoi Ryva.
Ajo gjatë intervistës konfirmoi edhe një herë se është e lumtur dhe në dashuri me të fejuarin, teksa nguroi të zbulonte numrin e marrëdhënieve seksuale me të brenda 24 orëve.
Subscribe to:
Posts (Atom)