Aronia melanocarpa (aronia) Nje bim me sherime te ndryshme .

Foto: Aronia melanocarpa  (aronia)

Aronia është një super-frut shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Në botë, ka gjetur përdorim të madh, veçanërisht në industrinë farmaceutike, për përgatitjen e preparateve për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, arteriosklerozës, sëmundjeve neurologjike, për të përmirësuar kujtesën etj.

Në Evropë, për herë të parë erdhi nga pjesa lindore e Amerikës së Veriut. Ishin Indianët ata që e përdorën të parët për ushqim dhe si bari për mjekim, ndërsa më vonë edhe të tjerët që shkuan në Amerikë filluan t’i njohin përfitimet e shumta shëndetësore të saj. Indianët e Amerikës Veriore, për uljen e temperaturës dhe ndërprerjen e diarresë përgatitnin çaj, ndërsa frutat e saj i përdornin si konservues apo ruajtës të mishit dhe ushqimeve tjera gjatë stinës së dimrit, ose e kanë përdorur të gjithë shkurren e aronisë: rrënjën e vendosnin në plagë për të ndaluar gjakderdhjen

Pas vitit 1946, aronia filloi të bëhet e njohur në ish-Bashkimin Sovjetik si një prej frutave më të rëndësishëm dhe u mboll në shkallë të gjerë. Shkencëtarët rusë, frutat e pjekur të Aronisë i futën në mesin e bimëve parandaluese dhe shëruese te disa sëmundjeve. Për shkak se aronia i reziston temperaturave mjaftë të ulëta dhe acarit, ajo filloi të përhapet dhe të kultivohet edhe në Moldavi, Ukrainë, Bjellorusi, Finlandë, Suedi etj. Tanimë ajo është mjaft e njohur në Kanada, SHBA, plantacione të saj gjenden edhe në Republikën Çeke, Bullgari, Gjermani, Poloni. Në Kosovë nuk njihet pothuajse fare dhe nuk kemi të dhëna se dikush e kultivon në masë pak më të gjerë.

Aronia i takon gjinisë Sorbus, familjes Rosaceae. Sorbus melanocarpa Elliot vjen nga Amerika Veriore dhe është një nga 15 speciet e gjinisë Sorbus. Aronia hyn në grupin e bimëve shumëvjeçare, e cila mundë të rritet në gjatësi 1-3 metra, në varësi të kushteve klimatike, ndonjëherë edhe më shumë. Ajo rritet në të gjitha llojet e tokave dhe mund t’i rezistojë temperaturave shumë të ulëta. Kultivimi i saj nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë, duke patur parasysh se numri i sëmundjeve dhe dëmtuesve që e sulmojnë atë është shumë i vogël, ajo mund të rritet pa përdorimin e pesticideve. Gjethet i ka në formë vezake, me ngjyrë të gjelbër, me gjatësi rreth 8 cm dhe gjerësi rreth 5 cm.
Frutat e pjekur të aronisë marrin ngjyrë të kuqe të errët, e cila kthehet pothuajse në të zezë kah fundi i fazës së pjekurisë. Pesha mesatare e një kokrre fruti është 1-1,5 gram dhe ka diametër rreth 1 cm. Një bimë e vetme mund të japë 10-15 kg fruta, ndërsa produktiviteti i saj është rreth 20 vjet.

Frutat e aronisë mund të përdoren për konsum të freskëta ose të përpunuara. ato janë veçanërisht të mirë për të prodhuar lëng aronie, i cili ka një efekt mjaft të dobishëm në forcimin e imunitetit të organizmit. Përveç lëngut, mund të përgatitet edhe çaj, marmelate, komposto, verë, pastaj mund të shërbejë edhe si ngjyrues i pijeve të buta dhe verërave. Gjithashtu, përdorim gjen edhe si përbërës i produkteve të ndryshme ushqimorë e në veçanti për ëmbëlsira. Përdoret edhe për përgatitjen e koktejeve te ndryshme.

Në botë, ka gjetur përdorim të madh, veçanërisht në industrinë farmaceutike, për përgatitjen e preparateve për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, arteriosklerozës, sëmundjeve neurologjike, për të përmirësuar kujtesën etj.
Popullariteti i aronisë është rritur shumë këto vitet e fundit, kështu që sot shumë nutricistë e rekomandojnë që ky frut të jetë sa më i pranishëm në tryezat tona.

Në vendet ku është kultivuar në plantacione të mëdha, të tilla si në SHBA, Rusi, Poloni etj, ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ka tërhequr vëmendjen e shume shkencëtareve për shkak të nivelit shumë të lartë të antioksidantëve (ORAC i lartë-the Oxygen Radical Absorbance Capacity – njësi matëse për vlerat e antioksidantëve në ushqime).
Në fakt, disa flavonoide të frutave të aronisë kanë deri në pesëdhjetë herë më shumë aktivitet antioksidant se vitamina C dhe E të cilat veprojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Është interesante të theksohet se pas katastrofës së Çernobilit, janë përdorur frutat e aronisë në masë të madhe për të zbutur problemet shëndetësore të personave të ekspozuar ndaj rrezatimit.

Aronia është një thesar i elementëve minerale (Hekur, Mangan) dhe vitaminave A, C, E, B1, B2, B6, B9 si dhe vitaminë P, që është e rëndësishme për elasticitetin e enëve të gjakut.

Hulumtimet e fundit tregojnë se aronia:
- përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon zemrën
- përmirëson ndjeshëm elasticitetin e enëve të gjakut
- normalizon nivelet e presionit të gjakut
- ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare
- ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës
- liron trupin nga toksinat dhe metalet e rënda
- ka një ndikim pozitiv në proceset post-operative 
- ndihmon në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar
- ndihmon luftën kundër baktereve dhe në ftohje 
- përmirëson kujtesën
- ngadalëson procesin e plakjes së qelizave
- pengon formimin e yndyrave
- përmirëson funksionin e mëlçisë

Bazuar në përmbajtjen kimike të këtyre frutave, si në aspektin e sasisë, por edhe në atë të cilësisë, mund të themi se aronia është një bimë shumë e vlefshme, sepse fruti përmban vlera shumë ushqyese dhe jetike.

Hulumtimet në vende të tjera kanë treguar se përdorimi i frutave dhe produkteve të aronisë (lëng çaj) ka efekte shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve të caktuara të epokës moderne.